Çështja “Trump”/ Goxhaj: Amerika sot i ngjan Shqipërisë! Jo më shtet federal, por komunist federal

Çështja “Trump”/ Goxhaj: Amerika sot i ngjan Shqipërisë! Jo më shtet federal, por komunist federal

Avokati Altin Goxhaj duke folur mbi çështjen “Trump” në emisionin “Arnautistan” tha se Amerika sot i ngjan Shqipërisë, ku nuk ka më një shtet federal, por një shtet komunist federal. Goxhaj tha se SHBA është sot një shtet parti, i instrumentalizuar, i përdorur si armë politike. “Nuk mund të besohet se ka bërë krim federal por është luftë e deep state. Amerika i ngjan Shqipërisë sot. Nuk ka më një shtet federal, ka një shtet komunist federal, të një shteti që është parti dhe s’ka asnjë standard minimal që ka pasur 230 vjet. 49 për qind e amerikanëve besojnë se është një qëndrim partiak, politik. Trump e ka shpjeguar që i ka deklasifikuar të gjitha. Ku akuzohet për spiunazh, ndërkohë që ka gjasa të jashtëzakonshme që të jetë sërish President i Amerikës. Nuk ka pasur President të Amerikës pa dokumente sekrete në shtëpinë e vet. Shteti amerikan i sotëm është totalisht i instrumentalizuar, i përdorur si armë politike. Unë jam trumpist kur s’kishte shqiptar që ishte me trumpin. Trump ka shumë defekte, por janë minore në raport me produktin e tij. Trump ka ndryshuar botën. Këto gjëra nuk shiheshin më parë. Kuptoj në 4 vjet që ishte vetëm President i Shtëpisë së Bardhë, jo i shtetit federal”, tha Goxhaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy