Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në MCN Live ka komentuar vendimin për mbylljen e tiktok për të cilin u shpreh se nuk është gjë tjetër përveçse një servilizëm i politikës ndaj SHBA-së, teksa theksoi se problemi jonë qëndron tek defektet e mëdha që ka arsimi dhe edukimi i fëmijëve.
Ai tha se sa i përket protestës së opozitës për mbylljen e këtij rrjeti social është duke ngritur kauza të përkohshme kur në fakt duhet të protestojë për kauza të mëdha.
E kam bindje se kjo ka ndodhur për një arsye të një konjukture le të themi diplomatike midis Kinës dhe Amerikës sepse ne e dimë shumë mirë se kush e ka pronësinë së TikTok. Ka një dakordësi më herët por që pastaj nuk u mor kthesa sepse vetë presidenti Trump u deklarua për mbylljen që pastaj e toleroi.
Këtu servilizmi jonë politik ka historinë e vetë, mendoj se është një masë thjeshtë që tregon njëlloj arbitrariteti administrativ se nuk jep një efekt të vlefshmërisë së mbylljes dhe pse ka një pretendim zyrtar se janë testuar prindër dhe mësues. Ne kemi defekte të mëdha në arsim dhe edukimin e fëmijëve.
Pyetjes së protestës së opozitës më 15 mars për mbylljen e TikTok, Çipa iu përgjigj se nuk është çështja thjeshtë te ky rrjet social. Sipas tij kjo është një lëvizje politike e shoqëruar me aksion për ta ngulitur në perceptimin e opinionit publik, një stigmë politiko elektorale që do ta ndërtojë si aksion politik.
Sipas meje të dyja palët janë duke ngritur kauza të përkohshme dhe jo projektimit afatgjatë dhe në këtë rast është një protestë kombëtare për tiktok merr dhe elementët e groteskut.
Do duhet mendoj unë në këto kushte të dyja palët politike të vendosnin planet e botës dhe mënyra se si shihet është jo serioze, lë për të dëshiruar. Nuk është e tepërt të themi nëse ka një strategji për ekzistencën ku ndodhemi, është në gjë që po diskutohet në vendet më të shëndosha se vendi ynë, ndërsa ne merremi me tiktok.
Unë jam kundër mbylljes nuk është zgjidhje sepse ne na duhen të gjitha opsionet e komunikimit me botën.
E dyta është se e gjithë qasja është se buron nga fakti a kemi ne një axhendë të gjendjes dhe ne nuk e kemi. Ne nuk po ndërtojmë një axhendë dhe rend sepse jemi në momentin e pretendimit për rotacion, ndërsa po i japim sovranit jo çështjet për të cilat ai është i interesuar. Duhet ta themi që ne e kemi gati sindromë shoqëror harresën, ne jemi shoqëri që s’kemi memorie në mënyrën e reagimit. Ne jemi këtu sëbashku dhe ndoshta më shumë se gjysmën e pjesëtarëve tanë të familjes i kemi jashtë.



