
Duke komentuar protestën e dhunshme të shtunën në Kukës, ambasadori amerikan Donald Lu tha se të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, përfshirë edhe Kukësin, por s’kanë të drejtë të djegin kabinat, dhe të gjuajnë me gurë policinë,
“Në shqipëri të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë paqësisht përfshirë në Kukës. E kuptoj qytetaret ne Kukes janë të inatosur, por s’kanë të drejë të djegin kabinat, s’kanë të drejtë gjuajnë me gur policinë, policia nuk ka të drejtë te arrestojne naten. I kam bërë thirrje kryeministrit dhe kreut të opozitës që tani të tregojnë vetëpërmbatje dhe kjo të zgjidhej përmes dialogut”, tha Lu gjatë një interviste në "Opinion".
Shefi i diplomacisë amerikanë në Tiranë, tha se nëse bën thirrje për të mos paguar taksa dhe për të bllokuar rrugët, opozita duhet të jetë e përgatitur për pasoja ligjore. Ai mori shembull SHBA-të për të thënë se si atje, në raste të mosbindjeve civile, personat kanë qenë të përgatitur të shkojnë në burg për bindjet e tyre.
Donald Lu ka bërë një deklaratë të fortë kur tha se Klement Balili gjendjet në Shqipëri dhe mund të arrestohet në ditët në vijim.
“Ne amerikanët besojmë se ndodhet ende në Shqipëri dhe ne po shtyjmë shumë fort me hetimet, ka mundësi të arrestohet në ditët në vijim”, tha Lu.
Duke permendur hetimet per peshqit e medhenj, Lu permendi tre emra dhe ata ishin Met Kanani, Arbër Cekaj dhe Klement Balili.
Lu, ka deklaruar publikisht se vendimi për heqjen e vizës për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla është marrë vetë nga Sekretari Amerikan i Shtetit (në atë kohë Rex Tillerson).
Ambasadori theksoi se Sekretari i Shtetit vendosi që Adriatik Llalla të ishte i pari person në botë, të cilit do t’i shpallej publikisht vendimi për ndalimin e hyrjes së tij në SHBA.
Sipas ambasadorit, aryseja se përse ky dëbim ka ndodhur, është fakti se SHBA beson se ish-kryeprokurori është i përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm dhe të rëndë. Lu tha se qeveria e SHBA-ve ka prova të mjaftueshme se Adriatik Llalla është përfshirë në korrupsion të rëndë.



