E akuzuan për vdekjen e Kim Jong-nam: Përpjekje për të dëmtuar nderin e republikës

E akuzuan për vdekjen e Kim Jong-nam: Përpjekje për të dëmtuar nderin e republikës

I dyshuari kryesorë për vdekjen e Kim Jong-nam, vëllait të diktatorit komunist të Koresë së Veriut, thotë pas marrjes në pyetje, se ai ka rënë viktimë e një “komploti” të autoriteteve malajzeze.

Ri Jong Chol tha se arrestimi i tij ishte një përpjekje për të dëmtuar nderin e republikës.

Duke folur me gazetarët, ai akuzoi hetuesit malajzezë se përdorën forcën për të marrë një rrëfim të tijin.

Ri, i cili tha se nuk kishte qenë në aeroport ditën kur zoti Kim u vra, ishte i vetmi koreano-verior i arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Ri Jong Chol banonte prej 3 vitesh në Malajzi, por leja e tij e punës kishte skaduar më 6 shkurt.

Ndërkohë, autoritetet e Malajzisë vijojnë hetimet dhe kërkojnë të marrin në pyetje edhe të tjerë koreano-veriorë, mes tyre edhe një zyrtar të Ambasadës.

Sakaq, Malajzia ka anulluar udhëtimin pa viza për koreano-veriorët që vizitojnë vendin, duke cituar çështjet e sigurisë si shkak.

Koreja e Veriut nuk është akuzuar drejtpërsëdrejti për sulmin, por ka dyshime të gjera se Peniani qëndron pas gjithë kësaj ngjarje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy