Poliçani kundër Reformës Territoriale, digjen teserat e PS-së. Kryetari i degës jep dorëheqjen
Qytetarët e Poliçanit dolën mbrëmjen e së enjtes në protestë kundër Reformës Territoriale, e cila parashikon heqjen e statusit të bashkisë për Poliçanin. Qindra banorë u mblodhën në sheshin përpara kinemasë së qytetit, duke kundërshtuar ndryshimet e propozuara dhe duke kërkuar që bashkia e tyre të mos preket.
Me pankarta ku shkruhej "Poliçani nuk preket", "Mos na vrisni të ardhmen", "Harram i paçi votat e Poliçanit" dhe "Deputetë dele, mos e votoni reformën", protestuesit i bënë thirrje qeverisë të tërhiqet nga vendimi, duke argumentuar se ndryshimi cenon të ardhmen e qytetit dhe të banorëve të tij.
Gjatë protestës, kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, njoftoi publikisht dorëheqjen nga detyra dhe nga Partia Socialiste. Sipas tij, mënyra se si po trajtohet Poliçani në kuadër të Reformës Territoriale përbën "një padrejtësi dhe një turp të madh".
Në shenjë proteste, një grup qytetarësh dogjën në shesh teserat e Partisë Socialiste. Paralelisht, banorët firmosën një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos preket nga Reforma Territoriale.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.