
Ashtu siç është parashikuar, ka nisur edhe mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të zgjedhur ekipin e ri.
Në nisje të saj kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa i ka uruar mirëseardhjen të pranishmëve, ka deklaruar se beteja të mëdha kanë bërë këto vite dhe të tjera kanë përpara pasi sipas tij Shqipëria ka mbetur në vend numëroi pasojë e qeverisë të cilën ai e ka cilësuar më të korruptuarën në Evropë.
Si fillim dua t’u uroj mirëseardhjen anëtareve për herë të parë në Këshillin Kombëtar. Beteja të mëdha kemi bërë gjatë këtyre viteve, e të tjera kemi përpara, pasi ajo që ishte e vërtetë para 25 prillit është e vërtetë edhe sot. Shqipëria ka ngecur në vend numëro, peng e qeverisë më të korruptuar në mbarë Evropën. Masakra zgjedhore nuk u dha asnjë zgjidhje qytetarëve. Problemet e tyre nuk janë më të vogla, por më të mëdha, nevoja e tyre për një jetë më të mirë nuk është përmbushur, por kërcënohet nga i njëjti model që shkaktoi varfërimin dhe largimin e më e të paktën 500 mijë shqiptarëve. Prandaj, detyra e secilit prej nesh është të bëhemi zëri i qytetarëve, duke mos harruar për asnjë çast të vetëm se kush jemi dhe çfarë përfaqëson Partia Demokratike. Mos harroni se edhe kur kishim kundër nesh të gjithë shtetin, oligarkët, krimin e organizuar, ne, të gjithë bashkë arritëm t’u japim shqiptarëve shpresë.
Më tej ai theksoi se duhet të luftojnë për ta mbajtur gjallë shpresën e shqiptarëve dhe të jenë krenarë për atë çfarë PD ka arritur, pa përdorur asnjë mjet të paligjshëm, pa blerë vota, pa shantazhuar njerëzit, pa u ndotur me krimin dhe llumin e shoqërisë.
Mbajeni kokën lart. Mos lejoni që jemi antiopozitar që ka për qëllim goditjen e Partisë Demokratike si të vetmen shpresë për njerëzit e këtij vendi, të jetë më i fortë se bindja e secilit prej nesh se modeli që kemi zgjedhor, autoriteti moral që kemi fituar, nuk buron nga muskujt e krimit, nga paratë e koncesioneve apo nga shkrirja e partisë me shtetin. Por nga besimi që ne kemi te vlerat tona, falë të cilave kemi qëndruar edhe në ditët më të errëta të këtyre tre dekadave, pa u thyer, pa u lodhur, pa e humbur vullnetin për të luftuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ndër të tjera Basha bëri të ditur se reformimi i PD do të bëhet në funksion të suksesit të betejës kundër atij të cilin e ai e ka cilësuar si regjimi i korruptuar. Sipas tij, në 25 prill, shqiptarët i besuan PD duke i dhënë forcë. Prandaj detyra e tyre tani është që këtë vullnet të shqiptarëve dhe të demokratëve ta kthejnë në aksion politik.
Prandaj sot, jemi mbledhur për të përfunduar këtë fazë të parë të reformimit tonë të brendshëm në funksion të suksesit të betejës tonë kundër këtij regjimi të korruptuar, dhe për të sjellë ndryshimin që njerëzit presin me padurim dhe që ju mohua dhunshëm në 25 prill.



