Çfarë do të thotë të jetosh pa nuhatje?

Çfarë do të thotë të jetosh pa nuhatje?

Humbja e nuhatjes nuk është aspak e pazakontë, por gjithsesi nuk është një fenomen i shpeshtë.

 Para mbërritjes së koronavirusit të ri humbja e shijes dhe nuhatjes ka qënë një nga simptomat e hershme të infeksionit dhe është vlerësuar se një në 20 njerëz përjetojnë humbjen e nuhatjes në një moment të jetës së  tyre.

Kjo për shkak të dëmtimeve të sinusit kronik, dëmtimi i shkaktuar nga viruset (veçanërisht ftohjet dhe gripi), madje edhe trauma në kokë e cila mund të shkatërrojë ose dëmtojë fijet nervore të nuhatjes, polipet, tumoret. Ndonjëherë është një shenjë e hershme e sëmundjeve të sistemit nervor të tilla si Parkinson dhe Alzheimer.

Ka syze për të trajtuar problemet vizuale dhe aparate dëgjimi për të trajtuar dëmtimet e dëgjimit, por nuk ka trajtime për të rivendosur shqisën e nuhatjes dhe hulumtimi është gjithashtu mjaft i kufizuar.

Epidemia e Covid ka sjellë në plan të parë rëndësinë e shqisës tonë të pestë, shpesh aq i lënë pas dore.

 Mekanizmi

Anosmia është humbje e plotë e nuhatjes, ndërsa hiposmia është humbja e pjesshme e nuhatjes. Shumica e njerëzve me anosmi mund të shijojnë substanca të kripura, të ëmbla, të tharta dhe të hidhura, por nuk mund të dallojnë aromat specifike. Aftësia për të dalluar aromat në të vërtetë varet nga aroma, jo nga receptorët e shijes në gjuhë. Prandaj, ata me anosmi shpesh ankohen se kanë humbur ndjenjën e shijes dhe nuk e shijojnë ushqimin. Një humbje e receptorëve të nuhatjes për shkak të plakjes shkakton një aftësi të zvogëluar të nuhatjes tek të moshuarit.

Por çfarë do të thotë në të vërtetë të humbasësh ndjenjën e nuhatjes? Për të kuptuar problemet me të cilat përballen njerëzit që humbin aftësinë për të nuhatur, një grup studiuesish nga Universiteti i Anglisë Lindore në Norëich, Angli, analizuan historitë personale të 71 pacientëve që u diganostikuan me anosmi ose humbjen e nuhatjes. Raportet e shkruara nxjerrin në pah vështirësitë e marrëdhënieve, izolimin, vështirësitë në kërkimin e ndihmës. Shumë raportuan qëndrimin negativ dhe sipërfaqësor të mjekëve ndaj kësaj situate, duke e pasur të vështirë të marrin këshilla ose trajtim.

 

Kufijtë në jetën e përditshme

Pamundësia për të nuhatur aromat vendos kufij objektivë në jetën e përditshme.Pacientët nuk janë në gjendje të paralajmërojnë për një rrjedhje të mundshme të gazit ose të kuptojnë që një ushqim është prishur. Por shqisa e nuhatjes jo vetëm që mund të shpëtojë jetën, por gjithashtu mund ta përmirësojë atë duke ndihmuar në shijimin ushqimeve, për të eksploruar mjedisin dhe për të kujtuar një momente të rëndësishme në jetë.

 Nuhatja e një parfumi mund të sjellë në mendje një të dashur, por këtë përvojë nuk mund ta jetojë dikush që nuk ka shqisën e pestë. Studimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Skandinavia tregojnë se mosfunksionimi i nuhatjes rrit rrezikun e vdekjes, pavarësisht nga demenca.

Për shkak të uljes së kënaqësisë në të ngrënë, disa pjesëmarrës në studim shpjeguan se kishin më pak oreks, duke rezultuar në humbje peshe. Perceptimi i reduktuar i aromave ka bërë që disa të marrin ushqime me një vlerë të ulët ushqyese, veçanërisht ato të pasura me yndyrë, kripë dhe sheqer.

 

Aspektet emocionale

Aspektet negative emocionale të përjetuara nga të sëmurët nga anosmia përfshijnë siklet, trishtim, depresion, shqetësim. Vullnetarët flisnin për shqetësimet e përditshme të tilla si higjiena personale (duke mos qenë në gjendje të tregonin nëse kishin erë të keqe), humbjen e intimitetit dhe prishjen e marrëdhënieve. Disa të pranishëm raportuan se nuk kishin marrë kënaqësi në raste që duhet të ishin një shkak për festë. Për të mos përmendur pamundësinë për të lidhur erërat me kujtimet e lumtura, e cila konsiderohet shumë zhgënjyese. Shumë përvoja nuk mund të shijohen dhe të jetohen plotësisht dhe, mbi të gjitha, asomia në përgjithësi nuk zgjon ndjeshmëri dhe nuk kuptohet mirë nga ata që nuk vuajnë prej saj. Ndoshta epidemia e koronavirusit ka ndihmuar për të kthyer vëmendjen në shqisën e pestë.

Megjithëse për fat të keq, edhe sot, nuk ka trajtime specifike për të kuruar anosminë e përhershme.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy