Mashtrim me Call Center, shkatërrohet në Tiranë grupi i përfshirë në pastrimin e parave, 3 në pranga dhe 5 në kërkim

Mashtrim me Call Center, shkatërrohet në Tiranë grupi i përfshirë në pastrimin e parave, 3 në pranga dhe 5 në kërkim

Policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare dhe Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, ka vënë në pranga 3 persona dhe ka shpallur në kërkim pesë të tjerë.

Hetuesit e Qendrës Operative të Sigurisë Kibernetike të Policisë së Pordenone, me koordinimin e Shërbimit Qendror Operativ, Shërbimit të Policisë Postare dhe të Komunikimit dhe bashkëpunimin e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor, me Njësinë e Krimeve Kibernetike të PoliciasëShqiptare, ka shkatërruar një organizatë të dedikuar për mashtrimet e kryera me anë të tregtimit të rremë online.

Teknikat e hetimit kibernetik kanë nxjerrë në dritë një skemë komplekse kriminale, me pastrimin e parave lidhur me shuma të vjedhura në vende të ndryshme anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrimin e tyre në kriptomonedha.

Masat paraprake dhe kontrollet janë kryer ndaj shtetasve shqiptarë, të gjithë me banim në Tiranë dhe pjesë e një organizate që dyshohet se ka mashtruar qindra shtetas italianë për disa milionë euro. Dhe kjo sipas mediave italiane, mund të jetë vetëm maja e ajsbergut.

Gjatë më shumë se 42 mijë përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, doli se sa të aftë ishin mashtruesit në teknikat e bindjes, deri në bindjen e viktimave për të hyrë në borxhe dhe për të paguar qindra mijëra euro.

Rreth 90 mijë kontakte telefonike të shtetasve italianë, në përdorim të operatorëve call center, ishin gati për t’u lidhur për propozime false investimi. U analizua rreth 1 terrabajt material që kalonte përmes serverit, teksa lëvizja e parave mund të arrijë në dhjetëra milionë.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan dy qendra telefonike me më shumë se 60 vende pune me kompjuterë dhe dy serverë, ndërsa në Itali u sekuestrua një server i cili fshiu gjurmët e kompjuterave duke penguar hetimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy