
Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, analizoi në studio detaje të dosjes së AKSHI-t dhe rolin e KPP. Ai theksoi se roli i KPP në përcaktimin e fituesve të tenderave nuk lidhet aq me emrat, sesa me mënyrën si janë marrë vendimet.
Nuk është çështje emrash. Është çështje e mënyrës si është bërë vendimmarrja. Është vendimmarrje shumë teknike. Nuk është e lehtë as të akuzosh as të japësh gjykim sepse në fund fare është një nga hapat administrativë të procesit të prokurimeve publike. Është goxha komplekse, është sektor ku media dhe publiku informohen përmes vendimeve që publikohen në faqen e institucionit apo herë pas here njoftimet për ankimimet. Mjete që kemi ne janë shkresat për informacion si dhe në rastin e SPAK-ut dosjet për të kuptuar rolin që ka ky komision. Nuk është çështje emrash, është çështje teknike e procedurave, që na rastin e AKSHI-t mori vëmendje dhe u kthye në skenë, por është kthyer edhe herë të mëparshme.
Meksi theksoi se si AKSHI edhe KPP bashkohen në një pikë: bashkëpunimi për të përcaktuar fituesit e tenderave.
AKSHI është më i rëndësishëm për pjesën më të madhe të publikut. Besoj se asnjë temë tjetër nuk ia kalon AKSHI-t. KPP është shumë më teknike. Publiku e ka më të vështirë për ta kuptuar, për të kuptuar rolin e tij, sepse nuk jep vendime vetëm për AKSHI-n. Tani po trajtohet trinomi KPP-AKSHI-DSIK.
Është e vështirë të ndaj rolin e dy institucioneve, por në themel kanë tentativën, herë pas here të arritur, të një grupi kriminal për të përcaktuar fituesit e tenderave.
Meksi u pyet edhe lidhur me akuzat që e lidhin MCN me lotin 6 të Unazës së Madhe.
Nuk kam asnjë lloj ideje pse Çim Peka më përfshin në këtë histori. Jemi të dy qejflinj të puros. Jemi të ngjashëm dhe nuk e kuptoj dëshirën që ai ka për të bërë pis median dhe për ta lidhur me pushtetin.
Ndoshta ai do që e vetmja media në treg të ishte vetëm “Syri”. Është një tentativë për të bezdisur. Mua nuk më shqetëson por më jep kënaqësi për të bërë meme.
Sektori ka nevojë për kujdes më të madh. Tregu i shërbimeve digjitale shtetërore ka pasur goxha hakerime që nga 2022. Ka nevojë për kontroll më cilësor.
Ai theksoi se MCN vijon të ketë të parin interesin e publikut.
Zoti Berisha të hapë median e vet. Punën tonë e gjykon publiku. Ne e vlerësojmë kur ai na poston ndonjë video në Facebook, trafiku që gjeneron është i lartë. Por asnjë nga stafi ynë nuk e ka objektiv këtë. Ne na intereson interesi i publikut. Ne jemi edhe biznes privat. Merremi me tendera. Prandaj unë e kam fiksim KPP.
Pjesa jonë e punës tonë, gjykoj që në tërësi e kemi bërë shumë mirë. Jemi përpjekur tej mase dhe kemi marrë nga të gjitha palët. I kemi pyetur pa fund për këto tema. Na mungon vetëm ish-zv.kryeministri Ahmetaj. Shpesojmë ta arrijmë të na flasë për çështjen Agasi.



