
Një studim i kryer së fundmi në Londër ka zbuluar një lidhje mes lyerjes së flokëve dhe kancerit të gjirit. Kirurgu i gjirit, Kefal Mokbel, në Princes Grace Hospital në Londër, thotë se ka arritur në përfundimin se gratë që i lyejnë flokët kanë 14% më shumë rrezik të preken nga kanceri i gjirit.
Ai thotë se për të shmangur një rrezik të tillë, duhet shmangur lyerja e flokëve, sidomos me produkte sintetike. Ai rekomandon përdorimin e kënasë dhe produkteve të tjera me bazë bimore.
“Edhe pse ka nevojë për studime të mëtejshme, rezultatet e deritanishme tregojnë se ekspozimi ndaj bojës së flokëve mund të ndikojë në shfaqjen e kancerit të gjirit. Është e këshillueshme të zgjidhen ngjyrues natyralë dhe të bëhen kontrolle të herëpashershme të gjoksit, pas moshës 40 vjeç”, thotë Mokbel.



