
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetari Sokol Bregu, teksa foli edhe për atentatin ndaj Benard Ndrecës, kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës, tha se sulmuesit kanë pasur për qëllim ta trembin e jo ta vrasin.
Sipas tij, sasia prej 50 gr tritol dhe vendosja e tritolit në krahun e kundërt të shoferit, është më shumë për trembje, për faktin se sipas tij ajo ka qenë ndër zonat më të vështira për tu mundur politikisht.
Çdo shpërthim quhet akt i rëndë, ajo që ka ndodhur ka vënë në dyshim policinë e Shkodrës, për disa arsye.
E para ka qenë fakti se është vënë sasia vetëm 50 gramë tritol, që mund të cilësohet më shumë si trembje ndaj drejtuesve të PD-së në Vaun e Dejës, jo për ta asgjësuar, dhe jo vetëm se ka qenë sasi e vogël duke e venë në kahun e kundërt.
Në zonën që po flasim, çdo herë ka pasur vështirësi dhe problematikë në zgjedhje.
Është zona më e fortë për tu mundur, sepse kemi një kandidatë i cili ka një stof ndryshe nga kandidatë tjerë për shkak të ndikimit që ka pasur në këtë zonë, nuk ka humbur kurrë, të majtët nuk kanë fituar kurrë.



