Çani: Dyert e blinduara në selinë e PD me “autorizimin” e amerikanëve

Çani: Dyert e blinduara në selinë e PD me “autorizimin” e amerikanëve

Partia Demokratike ka mbyllur dyert dhe nuk lejon që të futen brenda deputetët e mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, ashtu sic është paralajmëruar për datën 8 janar.

Përkitazi me këtë, në pjesën e dytë të emisionit “Të Pa ekspozuarit” në MCN TV, gazetari Arjan Çani, tha se nga fotot që po qarkullojnë në media, shihet se blindimi që u është bërë dyerve kryesore të selisë blu.

Sipas Çanit, kjo simbolikë e dyerve te blinduara, nuk është bërë pa autorizimi e Ambasadës amerikane.

“Sipas fjalëve që po qarkullojnë, Basha nuk do ta bënte kurrë atë që po e bën, po të mos i kishte prapa amerikanët, që mos ti thonin jo blindim, por çka të duash ti. Janë ata të grupit të Kumanovës që po e mbrojnë partinë, ata aty s’janë pa dijeninë e ambasadës dhe të shtetit. Beteja e së shtunës pavarësisht se dikush e bën komike, është beteje e amerikanëve që e kanë nxjerrë non-grata Berishën.

Ajo derë e blinduar është simbolikë që unë s’të lej të hysh aty, është me autorizimin e amerikanëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy