Avokati Romeo Kara, për kërcënimet ndaj drejtorit të përgjithshëm të MCN TV, Endri Meksi, thotë se mund të kenë ardhur për shkak se televizioni u tregua strikt ndaj aferave.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se ka pasur një tendencë për dhunë, e cila nuk dihet se deri ku do shkonte.
Kara u shpreh se i zoti i punës ofron fakte të mbështetura në prova, se ndodhet në shantazh gjithë kohës.
Ai shtoi se bëhet fjalë për një televizion i cili gjatë kohëve të fundit ka patur një mënyrë konstante prekjen e disa dukurive, sidomos në bizneset dhe problematikat shtetërore shumë të ndjeshme që përmendte AKSHI-n dhe Duranën.
Rasti është shprehje e pastër, ky është njoftim i një krimi që është bërë dhe do vazhdojë të bëhet, prandaj ka rëndësi që ky kallëzim, ne godasim dhe dukurinë, përveç personit dhe biznesit. Kuptoj që këtu ka interesa më të thella, ky person po goditet dhe në jetën private, por qëllimi kryesor është shantazhi dhe nëpërmjet shantazhit me mjete klasike për marrëdhënie jashtëmartesore që ai ka bërë një veprim shumë të zgjuar duke e folur vetë, këtu kemi të bëjmë me marrëdhënie biznesi.
Ne kemi shantazhe të hapura kundër SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk besoj se këtu nuk ka motiv. Është një nga ata persona që toleron, por këtu ka vajtur puna shumë thellë. Bëhet fjalë për një televizion i cili gjatë kohëve të fundit ka patur një mënyrë konstante prekjen e disa dukurive, sidomos në bizneset dhe problematikat shtetërore shumë të ndjeshme që përmendte AKSHI-n dhe Duranën, që lidhur me atë që ka thënë Endri Meksi dhe ku foli dhe për presion nga Ministria e Financave, jo rastësisht ndodhin. Dhe këtu lidhet dhe tregu i lojërave të fatit, i cili është realisht informal. Ata që i marrin, i marrin me fitim, të ardhurat barazohen. Ky treg nuk mund të rri i parregulluar, nxit informalitetin. Është bashkuar në këtë treg krimi më i fuqishëm i mundshëm, me fuqi politike.
Kjo plasi te MCN, por është një krizë që do plaste diku. MCN me sa duket u tregua më strikte nga sa duhet. Kjo përballje ka bërë që të përdoren pjesë të jetës private, që sa më të vjetra të jenë aq më të shpifura janë. Jo rastësisht ka persona që bëjnë shantazh me jetën private, jo rastësisht bëhen presione me auditime. Rrezikohet edhe jeta.
Kur kemi gjëra të rëndësishme i çoni kallëzimet në prokurori. Nuk është halli se po mbrojmë një person, këtu është dukuria. Kjo punë nuk sqarohet vetëm për televizionin, por për dukurinë, për të gjithë njerëzit. Ndodhi kaq hapur, pusho ti se po të japim një dajak, pusho ti se do të nxjerrim ca të palara. A jetojmë në një vend të lirë? Që edhe nëse ka përplasje interesash, se pamë që diku u merrkan peng njerëzit dhe tërhiqen katër ankesa nga Komisioni i Prokurimeve. Po ashtu është marrë peng dhe Danieli i AKSHI-t. Pse ka një heshtje, kur bëhet kallëzim?
Po nëse ia kanë bërë ortakët, pse nuk reagohet edhe nëse ia kanë bërë ortakët? Ka mangësi në reagimin e organeve të drejtësisë. Fakti që përmendi dhe nënën e vetë, janë shtyrë disa kufij. Ku ka krim, ka dhe motiv, duhet të ketë dhe ndëshkim. Të gjitha këto të thëna në këtë mënyrë, si u serviëran nga vetë drejtori i MCN TV, ai ka shprehur një siklet që mbart prej kohësh. Kemi dhe gjithë këto skandale që kanë dalë.
Kush më shumë se MCN po i përmend këto afera për momentin? Thënien e fjalës së lirë ne e dimë të tre këtu se çfarë kosto ka. Ia kanë bërë partnerët i kanë thënë një gazetareje të kronikës së zezë. Edhe nëse ia ka bërë partneri, pse nuk marrin masa? Ia ka bërë partneri, të merret vetë i bie. Këtu ka një vepër penale dhe janë të vonuar në reagim.
Këtu ka pasur një tendencë për dhunë, se ku do shkonte, nuk e dimë. Vlen për tu parë se këtu është bërë diçka dhe i zoti i punës ofron fakte të mbështetura në prova, se unë jam në shantazh gjithë kohës. A po goditet gjithë biznesi i tij në media, në tendera, te bastet apo të tjera, duke përdorur këtë marrëdhënie jashtëmartesore të shantazhit të vjetër. A duhet marrë në mbrojtje ky person apo jo?\
Nga ana e Shërbimit Informativ Shtetëror ka shkelje nëse ka pasur informacion dhe nuk ka reaguar. Nga ana tjetër ka shumë krime që janë paguar me jetë për lojërat e fatit.



