Basha hedh në erë paktin. Ambasada e SHBA thirrje deputetëve: Votojeni individualisht reformën

Basha hedh në erë paktin. Ambasada e SHBA thirrje deputetëve: Votojeni individualisht reformën

E.N / TemA TV

 

Konsensusi për Reformën në Drejtësi kthehet në nul pavarësisht arritjes të një marrëveshjeje në parim. Pas arritjes së një marrëveshjeje, edhe me negocimin e figurave të BE si Johanes Hahn, mbi kalimin e draftit të Reformës në Kuvend gjatë paradites së të mërkurës duket se kreu i PD, Lulzim Basha gjatë orëve të mbrëmjes ka hedhur në tavolinë një kërkesë të re. Pikërisht mbrëmjen e sotme Ambasada e SHBA ka reaguar ndaj Lulzim Bashës duke përdorur tone të forta.

 

Sipas përfaqësuesve të SHBA në Tiranë Basha po bojkoton qëllimisht reformën. Mbi këtë argument SHBA u ka bërë thirrje publike deputetëve të votojnë individualisht Reformën në Drejtësi.

 

Kjo është një deklaratë shqetësuese pikërisht në minutat kur pritej nisja e punimeve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Madje deputeti demokrat, Gent Strazimiri, pak para deklaratës së Ambasadës së SHBA, postoi një foto në Facebook ku shfaqej salla ku do mblidhej komisioni për të vënë në dukje mungesëm e e deputetëve të PS por edhe për të sulmuar mediat në vend.

 

Pavarësisht mungesës së durimit të treguar në postimin e Strazimirit, Basha kishte një opsiopn tjetër, përtej punimeve në komision. Basha kërkon aplikimin e shumicës absolute nga Kuvendi për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Komisionin e Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, pra me 94 vota.

 

Më poshtë deklarata e plotë e SHBA

 

“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të Parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy