Zyrtarizohet marrëveshja Vetëvendosje-LDK: Nuk është tepër vonë  (VIDEO)

Zyrtarizohet marrëveshja Vetëvendosje-LDK: Nuk është tepër vonë (VIDEO)

Pas 4 muajsh përpjekje, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshjen për qeverinë e koaliconit.

Edhe pse kishte zëra që pasditen e së dielës, lajmi u konfirmua sot paradite në një konferencë të përbashkët të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

”Na ndajnë vetëm një ditë nga seanca e Republikës së Kosovës, ku do të zgjidhet qeveria e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen. Jemi marrë vesh për të gjitha, tha Kurti.

Edhe Isa Mustafa tha se marrëveshja në përgjithësi është shumë e mirë.

Të hënën pritet që të mbahet seanca e Kuvendit, e thirrur nga Kurti, tashmë në cilësinë e kryeministrit të ri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se palët kanë rënë dakord me kohë dhe marrëveshja është tashmë zyrtarizimi i kësaj dakordësie.

Postimi i Kurtit

Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë.

Jemi vonë, gjithsesi. Nuk është tepër vonë, pa dyshim.

Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë.

Ju falemnderit për mbështetjen dhe durimin. Urime të gjithëve!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy