Kontrabanda me mallrat e luksit/ Rusta: Në SPAK pritet të vijnë hetuesit francezë. Verifikimi pasuror mund ta thellojë hetimin

Kontrabanda me mallrat e luksit/ Rusta: Në SPAK pritet të vijnë hetuesit francezë. Verifikimi pasuror mund ta thellojë hetimin

Gazetari Arsen Rusta ka raportuar sot nga SPAK, ku pritet të caktohen 17 masa sigurie për të arrestuarit lidhur me rastin e kontrabandës së mallrave të luksit nga Franca drejt Shqipërisë, që kapnin vlerën 2.8 mln euro. Hetimi është ndjekur nga prokurori Adnan Xholi, i cili kërkon që masat e sigurisë të mbeten në fuqi, ku 15 prej të arrestuarve ndodhen në “arrest me burg”. "Pjesë e grupit janë edhe dy vajzat e çiftit Sokol dhe Elda Idrizaj që konsiderohen sipas SPAK si pika lidhëse mes dy grupeve kriminale. Ato ishin me studime në Francë por aty kanë rënë në kontakt me grupin kriminal dhe kanë vazhduar aktivitetin e paligjshëm të përvetësimit të sendeve të vjedhura. Nga ana tjetër blerjen e sendeve dhe markave të shtrenjta, si kremra, syze, veshje, rroba, atlete, që i fusnin në Shqipëri kontrabandë dhe duke i shitur me çmime më të lira. 2,1 milionë euro jashtë sistemit bankar është qarkullimi i grupit në afro 1 vit e gjysmë, ndërsa 760 mijë euro janë pikasur me transaksione bankare", raporton gazetari Rusta. MCN Live ka lexuar një pjesë të dosjes, ku mësohet se bëhet fjalë për blerje që bëheshin me para Cash në Francë, dhe në një rast është përdorur një kartë krediti, ku policia ka rënë në gjurmë të grupit. Rusta bën me dije se javën e ardhshme pritet që të vijnë në SPAK për të marrë deklarime hetuesit francezë. “Javën e ardhshme pritet që hetuesit francezë të vijnë pranë SPAK dhe t’i marrin në pyetje anëtarët e grupit shqiptar për të patur një shkëmbim real të deklarimeve të anëtarëve të grupit të arrestuar në Francë dhe në Shqipëri. Ajo që mund ta thellojë hetimin është verifikimi pasuror. Rezulton se pasuritë e këtij grupi në bar-restorante, hotele, kompani transportesh, agjenci të këmbimit valutor, zyra të shitjes së argjendarisë, janë të shumta dhe të shtrira në të gjithë Shqipërinë. Pritet që pak pas ditësh francezët të sjellin prova që kanë mundur të mbledhin nga hetimet, foto, video, përgjime, por edhe fiksime të momenteve”, shprehet Rusta në raportimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy