Gazetarja iraniane hyn në grevë urie: Më përdhunuan pas arrestimit

Gazetarja iraniane hyn në grevë urie: Më përdhunuan pas arrestimit

Gazetaria iraniane Nazila Maroufian denoncon nga burgu i Evinit: “Kanë abuzuar me mua në kushtet më të këqija, ndërsa më arrestonin në shtëpinë time” .

Audioja e publikuar nga aktivistët në rrjetet sociale është e zhurmshme. Dëgjon zërin teksa dridhet, dëgjon pauzat, psherëtimat dhe të qarat.

Është një telefonatë e regjistruar në të cilën dëgjohet rrëfimi rrëqethës i gazetares 23-vjeçare e cila shpjegon se çfarë i ndodhi pasi u mor nga shtëpia e saj në Teheran të mërkurën e kaluar dhe u arrestua për të katërtën herë që nga fillimi i protestave.

Edhe nëse mbyllet në qelinë më të keqe në Iran, ku mbahen mijëra disidentë politikë, gazetarë dhe artistë, Maroufian ndërmerr një veprim të guximshëm dhe shumë të rrezikshëm.

Ajo konfirmon frikën më të madhe të vajzave dhe familjeve iraniane: gardianët përdhunojnë. Tashmë është thënë se në burgje ndjekësit e ajatollahëve përdhunojnë burra e gra si instrument torture.

Maroufian është në grevë urie prej gati një javë, dhe thotë: “Unë jam me popullin iranian. Të gjitha këto i bëj për veten time por edhe për të gjitha gratë që vuajnë, sepse është diçka që ndodh dhe ata që nuk flasin kanë arsyet e frikës, por gjatë marrjes në pyetje, në komisariat sulmohen verbalisht njerëzit dhe seksualisht”.

Gazetarja u arrestua për një intervistë me babain e Mahsa Aminit , për “propagandë kundër sistemit”, “përhapje lajmesh të rreme”, për mos mbajtje të mbulesës.

Në këto muaj protestash, ajo nuk është dorëzuar asnjëherë para kërcënimeve të regjimit që kërkon t’i mbyllë gojën dhe ka vazhduar të denoncojë në rrjetet sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy