Një ditë para ndërrimit të viteve, Rama i jep për 1 euro “Kastrati Group” 52 mijë m² të Forcës Detare

Një ditë para ndërrimit të viteve, Rama i jep për 1 euro “Kastrati Group” 52 mijë m² të Forcës Detare

Një ditë para ndërrimit të viteve me Vendim të Këshillit të Ministrave që mban datën 30 dhjetor 2025, me firmën e Kryeministrit Edi Rama është miratuar dhënia me qira 1 euro për 20 vjet e pronës nr. 219 të Forcës Detare me sipërfaqe 52.010 metër katrorë për “Kastrati Group”.

 

Sipërfaqja i jepet me qira, Ahmet Kastratit, vëllait të Shefqet Kastratit, i cili është dhe administrator i portit “MBM” në Durrës.

 

Prona në fjalë është nën hetim nga Prokuroria e Durrësit, sipas kallëzimit penal të Komandës së Forcës Detare në nëntorit 2022 dhe nga SPAK, hetim i nisur kryesisht pas denoncimet nga MCN TV dhe pjesë e dosjes hetimore. 

 

Prona nr. 219 nuk i hipotekohej Komandës së Forcës Detare prej 20 vitesh, pasi sipas Kadastrës kishte pretendent ish-pronarë për pronësinë, por se kur e kërkoi me qira Shefqet Kastrati, e gjithë prona është hipotekuar në qershor 2025 në emër të Forcës Detare.

 

Qirramarrësi është kompania “Adriatic Bay Investment Group”, me administrator Ahmet Kastrati (vëllai i Shefqet Kastratit), administrator edhe i kompanisë Porti MBM (Multy Buoy Mooring) me shumicë aksionesh Kastrati Group të Shefqet Kastratit.

 

Kujtojmë se prej tetorit 2021 kompania Porti MBM me administrator Ahmet Kastrati dhe shumicë aksionesh Shefqet Kastrati, ka zaptuar pronën nr. 219 të Forcës Detare në Porto Romano.

 

VENDIM

PËR

DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË, ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET MINISTRISË   SË EKONOMISË DHE INOVACIONIT, SI QIRADHËNËS,  DHE SHOQËRISË “ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP”, SH.P.K., SI QIRAMARRËS, PËR PASURINË SHTETËRORE NR.1/10, ME EMËRTIMIN “REPARTI USHTARAK 2001 – ISH-DEPO  E MINAVE DURRËS”, ZONA KADASTRALE 1574, ME SIPËRFAQE TË PËRGJITHSHME 52 010 M2, ME VENDNDODHJE NË PORTO-ROMANO, DURRËS, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË MBROJTJES

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të aktit normativ nr.4,   datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Adriatic Bay Investment Group”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë shtetërore nr.1/10, me emërtimin “Reparti ushtarak 2001 – ish-Depo e Minave Durrës”, zona kadastrale 1574, me sipërfaqe të përgjithshme 52 010 (pesëdhjetë e dy mijë e dhjetë) m2, me vendndodhje në Porto-Romano, Durrës, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, me afat 20 (njëzet) vjet, sipas kartelës së pasurisë, hartës kadastrale, genplanit dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

EDI RAMA

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy