Vendosja e kamerave të sigurisë ka shkaktuar debat në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte prezent në Komision ku paraqiti projektligjin për masat shtesë të Sigurisë publike. Sipas Tahirit do të jetë e detyrueshme vendosja e kamerave nga subjektet private dhe shtetëtore për të rritur sigurinë, sidomos në vendet që janë të ekspozuara nga krimi.
Këtë projktligj e kundërshtoi opozita duke e arsyetuar se kamerat nuk e frenojnë krimin.



