210 milion euro është dëmi financiar që kompania Kurum SHA, e cila administron Metalurgjikun e Elbasanit, u ka shkaktuar pesë bankave të nivelit të dytë në Shqipëri. Skandali ekonomik zbardhet nga media turke ‘Sabah’, e cila raporton se në total janë 33 banka në Shqipëri, Turqi dhe Angli që janë mashtruar nga kompania me bazë në Turqi.



