
Një person ka kërcënuar sot se do të hidhet nga lartësia e skelave që janë vendosur në qendër të Tiranës, në zonën e Muzeut Historik Kombëtar.
Në vendngjarje ka shkuar dhe Policia dhe po negociohet me personin në fjalë.
Pas negociatave që policia bëri në distancë me personin, ka arritur ta bindë që të zbresë poshtë dhe të tërhiqet nga kryerja e veprimit ekstrem.
Grupi i punës po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e çuan personin të mendonte vetëvrasjes përmes aktit ekstrem të hedhjes nga lartësia e konsiderueshme.
Admir Jahelezi kishte hipur në skelat e vendosura për restaurimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë duke kërcënuar se do të hidhej nga lartësia.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.
Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



