Diçka e madhe pritet të ndodhë sot në sheshin "Skënderbej"

Diçka e madhe pritet të ndodhë sot në sheshin "Skënderbej"

Në orën 18:00 sheshi Skënderbej do të përmbytet nga njerëzit, e sidomos nga gratë, nënat apo të rejat e kryeqytetit.

Ka një arsye për faktin se sheshi do të ketë më shumë femra sesa meshkuj këtë të martë.Fjala është për luftën kundër dhunës ndaj grave.

Disa organizata do t’i bashkohen sot një manifestimi në shesh për t’i thënë ndal dhunës ndaj grave. Manifestimi do të nisë në orën 18:00 në sheshin Skënderbej. Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj kauze.

Ja çfarë shkruajnë organizatorët në facebook:

 “Fildez Hafizi! Një tjetër jetë e marrëdhunshëm! Një tjetër grua, nënë, mike, motër, kolege, fqinjë e mirë që bie pre e dhunës në familje!

DIL NË SHESH që t’i themi ndal dhunës ndaj grave, kësaj plage që shkatërron familje e kërcënon gjithë shoqërinë!

DIL NË SHESH që të mos i lemë vetëm vajzat dhe gratë që jetojnë nën kërcënimin e dhunës!

DIL NË SHESH që t’u themi familjarëve të viktimave të dhunës se ata nuk janë vetëm! 

DIL NË SHESH që të dëshmojmë se kurrë, kurrë nuk do të bëhemi indiferentë qoftë edhe ndaj një jete të vetme të humbur për shkak të dhunës!

DIL NË SHESH që t’ju kërkojmë burrave, djemve, baballarëve, vëllezërve, miqve, kolegëve të mos lejojnë kërrkënd të ngrejë dorën ndaj një gruaje!

DIL NË SHESH që t’ju kërkojmë policëve, prokurorëve, gjykatësve tëtregojnëzero tolerancë për çdo shfaqje të dhunës ndaj grave!

DIL NË SHESH që t’ju kërkojmë institucioneve publike të vënë në dispozicion, me prioritet, të gjitha burimet e duhura njerëzore dhe financiare për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe për t’u dhënë grave viktima të dhunës një shans për një jetë me dinjitet!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy