
Një aksident tragjik që ka ndodhur paraditen e së shtunës në Sarnico të Italisë i ka marrë jetën një të riu shqiptar.
Dy makina janë përplasur kokë më kokë rreth mesditës së sotme, në një rrugë pranë një liqeni.
21-vjeçari ndodhej në një makinë të zezë të tipit Citroen C2.
Sipas Corriere.it nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë edhe 3 italianë, një 87-vjeçare, burri 90 vjeç dhe djali i tyre 63 vjeç.
Autoritetet vendase nuk e bëjnë të ditur emrin e të riut shqiptar që humbi jetën në aksident të rëndë që i mori jetën 21-vjeçarit.
Sipas raportit të mediave italiane, në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policore, skuadrat e zjarrfikëses, ndërkohë që për disa orë rruga u bllokua.
Policia e cila mbëriti menjëherë në vendin e ngjarjes po heton rreth shkaqeve të aksidentit të rëndë.



