Trupi i pajetë i 35-vjeçarit shqiptar, Valton Loka, do të mbërrijë sot në Shqipëri. Loka u vra tri ditë më parë nga fqinja e tij greke në Heraklion. 35-vjeçari, baba i dy fëmijëve, kishte shkuar në shtëpinë e saj, pasi e kishte dëgjuar të bërtiste, por 26-vjeçarja e droguar e ka qëlluar me thikë.
Mediat greke shkruajnë se trupi i pajetë i Lokës është nisur me traget nga Athina, i shoqëuar nga vëllai dhe gruaja e tij.
Ndërkohë, autorja e vrasjes, e cila vuan nga SIDA dhe varësia ndaj drogës, ndodhet në burg.



