Lidhur me vrasjen e komisarit Artan Cuku, policia ka shoqeruar 8 persona, mes tyre dyshohet edhe autori.
Gjatë një operacioni të forcave speciale në orët e para të mëngjesit janë shoqëruar persona të dyshuar për vrasjen Cukos, në hyrje të pallatit ku ai banonte.
Burimet nga policia kanë treguar për “News24”, se i shoqëruari është Mikel Sh, 24 vjeç.
Por zyrtarët e policisë janë treguar tejet të rezervuar për ngjarjen, ndërsa shton se ka patur tentativa për të mos dalë asnjë informacion në media, me pretendimin që përben shkak për dëmtimin e hetimeve.
Sipas bluve 24-vjeçari nga Kuçova është ndaluar në kryeqytet teksa udhëtonte në makinë me një mikeshën e tij dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje. Ky person i dyshuar për krimin e rëndë dyshohet të ketë patur probleme të mëparshme me policinë. Ai kas qenë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike dhe për të përplasje të tjera me policinë e shtetit.
Burimet thotë se ndalimi i këtij personi është bërë pas analizimit të AND-së, pasi autori i ngjarjes ka hequr bluzë që mbante veshur në momentin e ngjarjes, dhe e ka hedhur atë pak metra larg vendngjarjes.



