Publikohet studimi i fundit: ADN-ja nuk ka më sekrete

Publikohet studimi i fundit: ADN-ja nuk ka më sekrete

U deshën 21 vjet dhe teknologji shumë të avancuara, por më në fund ADN-ja e njeriut nuk ka më sekrete dhe kësisoj bëhet më e lehtë për të bërë përparime në mjekësi, me diagnozën e sëmundjeve deri tani të pamundura për t'u njohur, me gjenetikën e popullatave etj.

Rezultatet janë publikuar në gjashtë artikuj në një numër special të revistës Science, e cila i kushton kopertinën këtij momenti historik.

Gjenetisti Giuseppe Novelli, i Universitetit të Romës Tor Vergata thotë se është si të kesh një fjalor të ADN-së.

Është si të kesh një fjalor të ADN-së. Kemi terma reference që më në fund bëjnë të mundur diagnostikimin e disa sëmundjeve të rralla. Nuk mjafton të renditësh ADN-në, duhet të dish ta lexosh dhe ta interpretosh. Ndryshe është shumë e vështirë të diagnostikosh sëmundjet për shkak të sekuencave të përsëritura, me ndërprerje që nuk mund të shiheshin në të kaluarën.

Libri i madh i jetës ishte përkthyer për herë të parë në vitin 2001, por kompjuterët e kohës nuk kishin mundur të deshifronin të gjitha pjesët dhe kishin lënë hapësira boshe, që në total i përgjigjeshin 8% të gjenomit. Vetëm tani janë plotësuar këto boshllëqe dhe bëhet e mundur leximi i ADN-së njerëzore nga fillimi në fund pa ndërprerje, falë punës së bërë nga konsorciumi ndërkombëtar i quajtur Telomere-to-Telomere.

Nëse marrja e sekuencës së ADN-së është si të bashkosh një enigmë, gjenomi i referencës është të kesh imazhin e enigmës së përfunduar në kuti, të ndihmon të bashkosh pjesët.

Libri i ri i ADN-së është gjithashtu i pagabueshëm, duke pasur parasysh se studiuesit përdorën një lloj korrigjuesi automatik, një program i quajtur Merfin që analizon sekuencat dhe korrigjon çdo gabim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy