Partitë e vogla, Spahiu e Stojku: E keqja na erdhi nga dy partitë kryesore
Ekrem Spahiu, bashkëkryetar i LZHK-së, dhe Edmond Stojku, kryetar i Aleancës Demokracia e Rem diskutuan në studio lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri dhe votën e 11 majit. Ata thanë se dakordësia e dy partive të mëdha për Kodin Elektoral penalizuan të vegjlit dhe lanë pa përfaqësuar një pjesë të madhe të votuesve.
Ekrem Spahiu
Sistemet në Shqipëri janë provuar disa. Ka ardhur duke u përkeqësuar përzgjedhja e sistemit. Është ndërtuar sistemi mbi bazën e interesave të dy forcave kryesore. Shqipëria ka pasur sistemin më të mirë deri në vitin 2005. Ishte një sistem që i përshtatej demokracisë. Ai sistem ka qenë më i miri. Kur është hartuar Kushtetua kanë qenë dy persona që nuk u përkisnin partive të mëdha. Kishte prirje për të ndërtuar një sistem zgjedhor që të kishte një përfaqësim sa më të përafërt me popullin shqiptar. E keqja nuk ka ardhur nga partitë e vogla, por nga dy partitë kryesore. Askush nuk mendonte që në 34 vite demokraci. Demokracia të binte në zero. Tani po ankohen jo vetëm partitë e vogla, por edhe kandidatët brenda një subjekti.
Lista e mbyllur nuk ishte as për partitë vetë. Pra, ishte për datën 12. Ata kanë detyrime, sepse u dhuruan mandate në mënyrë të pamerituar. Një doktor në Tiranë merr 20 mijë vota dhe nuk arrin të futet në Parlament. Si mund të hyjmë në një garë të barabartë
Edmond Stojku
Dakordësia e korrikut 2024 prodhoi një kod që emëronte 104 deputetë. Janë të emëruar nga kryetarët, vullneti i popullit shqiptar është zero. Ata hyjnë në parlament të emëruar nga kryetarët. PD ka marrë vetëm një deputet mbi listën e mbyllur. Ata që kanë mbledhur votat në terren nuk bëhet fjalë të jenë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.
Kemi disa lloj manipulimesh. Kemi vjedhjen e thjeshtë, grabitjen, ndryshimin e kutive gjatë transportimit. Pra, është aspekti mikro i ndryshimit të vullnetit të popullit. Niveli makro vjen me Kodin Zgjedhor të 2024. Nuk kishte nevojë as pozita, as opozita të grabisnin kuti, por bënë kodin. Ky lloj kodi edhe nëse ke 200 mijë vota nuk merr dot një deputet. Pra ky kod të lë të marrësh vota dhe si rezultat të jep zero deputet.



