Pamjet shqetësuese të arushit “Tomi” në një nga restorantet e Tiranës

Pamjet shqetësuese të arushit “Tomi” në një nga restorantet e Tiranës

Arushi “Tomi” i cili ndodhet në një restorant në Tiranë është i vetëmuar dhe i mërzitur në kafazin e tij duke kafshuar vetveten.

Një pamje shqetësuese për të gjithë turistët që shkojnë në këtë restorant në Tiranë, ku gjëndja e rëndë e arushit Tomi,  tregon se në çfarë kushtet mjerane ndodhet ai.

Tabloidi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar një reportazh këtij fenomeni shqetësues.

Pamjet shqetësuese të arushit Tomi i cili përvecse rri 24 orë në ditë i mbyllur në kafaz, duhet që të lutet gjithashtu që ushqimet e mbetura të restorantit mos t’ia hedhin në kafaz.

Arushi Tomi që ndodhet në një nga restorantet poshtë maleve të Tiranës, ku mund të shikojë kafshët e tjera se si mund të hajnë, shfaq një sjellje shqetësuese si përtypjet, gjymtyrët, dhe spazma, që janë një rezultat i gjëndjes së padurueshme që mund të ketë një ari i gjallë.

 Por për pronarin e lokalit kjo gjëndje nuk i bën aspak përshtypje duke u shprehur se kjo vjen si pasojë e mërzisë dhe nuk sheh asnjë problem.

Por shihet qartë që ariu është shumë i uritur duke qene se rri mbi ëmbëlsirat dhe patetetinat që i kanë lënë vizitorët.

Ai është një nga 80 arinjtë që rri 24 orë në ditë në kafaz në kushte të mjerueshme në të gjithë Shqipërinë dhe fushata për mirëqenien e kafshëve po kërkojnë ti japin fundin kësaj mizorie. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy