Raporti për shpyllëzimin: Në 2017-n u zhduk një sipëfaqe sa Italia

Raporti për shpyllëzimin: Në 2017-n u zhduk një sipëfaqe sa Italia

Planeti ynë ka humbur në çdo sekondë sipërfaqe pyjesh sa një fushë futbolli gjatë vitit 2017.

Sipas të dhënave të mbledhura nga një vëzhgim përmes satelitit, sipërfaqja e shpyllëzuar vitin e kaluar është sa ajo e Italisë. Shpyllëzimi, i cili në masën më të madhe është bërë në mënyrë të paligjshme, përbën një kërcënim të madh për ndryshimet klimatike dhe shfarosjen e jetës së egër.

Sipas Global Forest Watch, gjatë vitit 2017, planeti ka humbur 29.4 hektarë pyje, shifra e dytë më e lartë që prej nisjes së monitorimit në vitin 2001.

Shpyllëzimi është një kontributor i madh në rritjen e nivelit të gazeve të karbonit, që shtojnë ngrohjen globale.

Ekspertët thonë se shkak për shpyllëzimin po bëhet prerja e pemëve për ta shfrytëzuar sipërfaqen e tyre për prodhimin e mallrave për qëllime tregtare. Shumica e këtyre shpyllëzimeve janë të paligjshme dhe fshehin pas afera korruptive.

Shkaqe të tjera janë zjarret, që zakonisht shfaqen në lartësitë e mëdha dhe lidhen direkt me ndryshimet klimatike.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy