Ylli i tenisit Serena Williams, e cila publikoi lajmin se ishte shtatëzanë në muajin janar, ka pozuar topless për kopertinën e revistës August Vanity Fair.
Ajo është duke pritur fëmijën e saj të parë me Alexis Ohanian. Serena ka thënë për revistën se nuk e dinte që ishte shtatëzanë deri sa filloi të ndihej keq kur po bënte stërvitje.
Ishte Alexis, ai që e shtyu të bënte testin.
Për tenisten ky ishte një lajm i papritur dhe tronditës pasi po përgatitej të luante në Australian Open.
“Doja që të luaja në turne,”-është shprehur ajo. “Si mund të luaja në Australian Open? Kisha planifikuar që të fitoja Wimbledon këtë vit.”
Shoqja e saj Jessica shkoi në farmaci për të blerë edhe 5 teste të tjera për ta bindur që ishte shtatëzanë.
Serena dhe Alexis filluan që të dilnin bashkë në vitin 2015 dhe ai i propozoi dhjetorin e kalur në të njëjtën tavolinë në hotelin Cavalieri në Itali ku edhe biseduan për herë të parë.



