Një shqiptar u vra sot në Itali, sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në punë. Mediat italiane shkruajnë se viktima është Demir Hyseni, 49 vjeç, i cili jetonte së bashku me të shoqen në një apartament në katin e dytë të një pallati në Terni.
Ngjarja ka ndodhur sapo ai ka dalë nga shtëpia dhe ka marrë makinën për të shkuar në punë. Një sherr me një person që dëshmitarët e përshkruajnë si një njeri i bardhë me flokë të zeza dhe bluzë blu ka përfunduar tragjikisht.
Ky i fundit ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të 49-vjeçarit shtat herë. Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.



