Duka: Nuk do të kandidoj për deputet. Jemi drejt mbylljes së negociatave me PD-në për një ose dy kandidatë në listat e mbyllura

Duka: Nuk do të kandidoj për deputet. Jemi drejt mbylljes së negociatave me PD-në për një ose dy kandidatë në listat e mbyllura

Kreu i PAA-së Agron Duka tha në një deklaratë për mediat se ai nuk do të kandidojë më për deputet duke i hapur rrugë të rinjve, megjithëse shtoi se do të japë kontributin e tij në çdo qark që partia që ai drejton do të ketë kandidatë për deputet.

 

Drupal Ad

Po ashtu Duka tha se nga PAA do të ketë kandidat në çdo qark në listat e hapura dhe se një apo dy prej tyre do të jenë në listat e sigurta.

Unë nuk kandidoj më për Parlament. Shumë njerëz më thonë që ky vendim i yti mund të ndikojë negativisht në PAA. Unë nuk mendoj kështu. Gjatë gjithë kohës është diskutuar se pse kryetarët e partive nuk i hapin rrugën të rinjve, unë këtë po mundohem të bëj.

Do kemi në çdo qark nga një kandidat, d.m.th në listat e hapura sepse sistemi i tillë është, 1/3 e mbyllur dhe pjesa tjetër është ajo që garon. Dhe do të kemi një apo dy në listat e mbyllura. Akoma nuk kanë mbaruar negociatat, por jam i sigurt që ne do të dakordësohemi. Jemi drejt procesit të dakordësimit dhe besoj që nuk do të kemi asnjë lloj problemi. Sido që të jemi ne do të dalim bashkë me opozitën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy