Një vogëlushe shqiptare ka ndërruar jetë në Itali pasi u sulmua nga qentë në oborrin e shtëpisë së saj.
Ngjarja ka ndodhur në Flero, në krahinën e Brescia në Itali, ku vajza e vogël me baba shqiptar e nënë italiane, ka gjetur vdekjen në orët e mbrëmjes së sotme së të dielës.
Vajza pak më shumë se 1 vjeçe, u sulmua nga dy qen të llojit pitbull.
Përpjekja e gjyshit të saj 63 vjeçar, i cili u dëmtua gjithashtu nga kafshimet, ishte e pasuksesshme, pasi vogëlushja vdiq nga lëndimet në kokë, shkruan “La Republica”.
Nëna 22-vjeçare e vajzës nuk ishte në shtëpi, ndërsa babai, me origjinë shqiptare, punonte në Gjermani, ku shkoi pas humbjes së punës në Itali.
Kur karabinierët mbërritën në vilën, atyre ju deshëm të godisnin dy qentë që i pengonin të hynin.
Gjyshi i vajzës u shtrua në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Babai i vajzës ishte ai që mund të trajtonte (zbuste) dy qentë”, thanë fqinjët.
Nuk është e qartë se çfarë shkaktoi tërbimin e kafshëve.



