
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se një "armëpushim" do të fillonte menjëherë duke nisur nga nesër, nëse Hamasi do të lironte pengjet e mbajtur në Gaza.
"Siç kam thënë, i takon Hamasit, nëse ata duan ta bëjnë, ne mund ta përfundonim nesër. Dhe armëpushimi do të fillonte nesër," tha Biden në një mbledhje fondesh në Seattle.
Ekipet negociuese të Izraelit dhe Hamasit u larguan nga Kajro pa një marrëveshje në fillim të kësaj jave.
Militantët e Hamasit thanë se refuzimi i Izraelit i një plani armëpushimi të paraqitur nga ndërmjetësit në negociatat në Kajro i ktheu bisedimet për lirimin e pengjeve në "pikën e parë".
Hamasi akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se po pengon bisedimet e armëpushimit për të përdorur negociatat si mbulesë për të sulmuar qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Izraeli ka refuzuar vazhdimisht të bie dakord për një armëpushim të përhershëm në Gaza derisa Hamasi të mposhtet, edhe nëse të gjithë pengjet lirohen. Të martën, Netanyahu tha se "propozimi i Hamasit ishte shumë larg nga kërkesat thelbësore të Izraelit".



