Pas 17 ditësh protest naftëtarët e future në grevë janë thirrur në një takim me përfaqësuesit e firmës nga të cilët kërkojnë pagat e prapambetura, por edhe rifillimin e punës në rafineri. Lajmin e ka dhënë kryetari i Sindikatës, Sokol Dautaj, i cili tha se do të pranojnë të ulen në takim me çdokënd që mund të ofrojë një zgjidhje.
"Jam kontaktuar për të zhvilluar një takim me përfaqësuesit e firmës, jemi njoftuar që ka një lëvizje nga palët. Nënkontraktori që menaxhon kompaninë jemi njoftuar në takim, jemi prirur që të ulemi në takim me çdo palë. nuk e dimë se cila palë do jetë në takim", tha Dautaj.
Ndërkohë më herët grevistët u futën në rafineri me dhunë duke hapur derën dhe duke çarë kordonin e polcisë private që qëndronte aty. Gjithsesi në momentin që u futën brenda naftëtarët nuk gjetën asnjë nga përfaqësuesit aty.
"Këta kanë marrë një urdhër, për të mos i nxjerrë zbuluar, këtu nuk ka privat. Kjo nuk është një protestë e dhunshme, ne jemi këtu për t'u treguar shumë qartë që ky ka qenë një shoë i radhës, nuk ka pronar. Tani nuk ka asnjë zyrë, dera është kycur, prej një viti ka heshtje, ai që thotë jam pronar, ne kemi dëgjuar që ka iku "Allun". Kjo i nxjerr zbuluar që këtu nuk ka. Nuk e mbajnë dot këta rafinerinë", tha Dautaj.



