Edhe mafia ka përfituar në Itali nga mbështetja financiare e shtetit në kushtet e emergjencës së koronavirusit.
Fondet shtetërore kanë kaluar në llogaritë e Ndraghetës përmes një kompanie në emrin e Francesco Maidas, një person i lidhur me Ndragheta-n.
Në emër të kompanisë së tij, ai ka përfituar 45 mijë euro, një skemë që u zbulua në kuadër të një hetimi të gjerë që Guardia di Finanza dhe zyra e Antimafias në Milano për mashtrimin financiar me TVSH-në.
Sipas hetimeve të kryera deri tani mbi infiltrimin e mafias kalabreze në ekonomi, Maida rezulton pjesë e klanit të San Mauro Marchesato-s, që drejtohet nga Lino Greco.
Katër persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë në arrest shtëpie në lidhje me skemën në fjalë, ndërsa janë sekuestruar pasuri në vlerën 7.4 milionë euro.
Hetimi ka zbuluar një skemë komplekse të mashtrimit me TVSH-në në sektorin e tregtisë së çelikut, me fatura false dhe filiale edhe jashtë vendit.



