Prokuroria heton deputetin që kontrabandoi një emigrant afrikan

Prokuroria heton deputetin që kontrabandoi një emigrant afrikan

Prokurorët gjermanë do të hetojnë Diether Dehm, ligjvënësin e partisë së krahut të majtë, Die Linke,  pasi kontrabandoi me makinën e tij një emigrant afrikan nga Italia në Gjermani, tha sot një zëdhënës.

Deputeti Dehm konfirmoi dy javë më parë se kishte kaluar një emigrant afrikan nga Italia në Gjermani nëpërmjet Zvicrës dhe tha se ai do ta kryente sërish të njëjtin veprim, në çdo kohë.

Për shkak të imunitetit juridik të Dehmit, si një anëtar i parlamentit, prokurorët mund të fillojnë hetimin e tyre fillestar pasi presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert është informuar për procedurat.

Para se prokurorët të aplikojnë për një urdhër kërkimi, ose zyrtarizim të akuzave kundër Dehm, Bundestagu duhet të votojë për heqjen e imunitetit të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy