
Rreth një javë më parë ish-deputeti Myslym Murrizi kërkoi nga grupi parlamentar i PD-së që të iniciojë menjëherë një kërkesë për heqjen e mandatit të deputetes Klotilda Bushka pasi ka përfituar para publike në konflit interesi.
Në studion e lajmeve të MCN TV, Murrizi tha se Bushka ka përfituar 6.4 milionë euro para publike, shifër kjo e përfituar në mandatin e saj të parë, pasi edhe aktualisht është në konflikt interesi me një tender tjetër.
Murrizi tha se deri më tani nuk ka një reagim nga opozita duke shtuar se protestohet vetëm për drejtorët e bashkisë ndërkohë që në qeveri vidhet 10 herë më shumë.
Klotilda Bushka ka marrë miliona euro, ortake me Gent Sulën.
Ka marrë 6.4 milionë euro para publike tendera. Ka marrë para pa tender. Burri i Klotildës, Altin Bushka është ortak me Gent Sulën, e Genta Sulës së dosjeve që ndenji një vit pa mandat derisa i hyri në zemër bablokut se shpiku dosjen “I.M”, Ilir Metës, kokrra e spiunit, njëlloj si Rama. Se Rama është kokrra e spiunit përderisa nuk hap dosjet e veta.
Çdo deputet që me firmën dhe aktivitetin e tij merr para publike duhet të dorëzojë mandatin e tij. Për 104 mijë lekë të vjetra, 100 dollarë ka ikur Koço Kokëdhima.
Rasti 6.4 milionë euro është në mandatin e parë, tani ka dalë dhe një tender tjetër që u furnizoka me ushqime një fermë në Baldushk, që ka lidhje me të burgosurit apo shkollat, nuk jam i qartë.
Edhe dje, edhe për Xhaçkën i kam thënë çojeni prapë. Edhe atij Belindit dhe bilbilejve që dalin para bashkisë. Që të jesh i besueshëm tek qytetarët duhet të jesh parimor në atë që ti beson tek vetja. Duhet ta besosh një herë vetë atë që po bën që ta besojnë të tjerët.
5 drejtorët e bashkisë janë kokrra hajdutësh, me gjithë EV, por ka dhe këtej nga qeveria 5-6 -7 kryehajdutë. Ti nuk mund të bësh për të njëjtin fenomen “hajdutllikun”, që përmendet dhe në të gjitha raportet e DASH, dhe thuhet që në qeverinë Rama hajdutlliku është sistem kapilar. Nga bllokqeni më i madh tek bllokqeni më i vogël.
Nuk mund të bësh sikur nuk e sheh kur një drejtor i qeverisë vjedh 10 më shumë. Dil dhe bëj protestë. I gjithë strumbullari i kryehajduëve prej 11 vitesh është Edi Rama. Duhet 1/10 e Kuvendit që të bëjë kërkesë që t’i hiqet mandati, të legjitimohet dhe të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
I ke dëgjuar të flasin, sepse unë nuk i kam dëgjuar akoma. Reagimet vijnë nga njerëz që e njohin turpin si nocion. Nuk ka reagime.



