Çipi: Putini doli më i fortë nga aventura e Prigozhin. Vetëm mediat perëndimore folën për “grusht shteti”

Çipi: Putini doli më i fortë nga aventura e Prigozhin. Vetëm mediat perëndimore folën për “grusht shteti”

Regjisori Kastriot Çipi duke folur në “Arnautistan” mbi kryengritjen e Prigozhinit në Rusi tha se nuk kishim të bënim me grusht shteti, por mediat perëndimore dhe globaliste e raportuan si të tillë. Çipi vuri në dukje se vetë kreu i Wagner-it nuk tha kurrë se kishte si qëllim rrëzimin e Putinit apo regjimin e tij. “E krahasoj me tentativën për grusht shtet të Beqir Ballukut në 74-ën në Shkodër. Kush tha që ishte grusht shteti se vetëm mediat perëndimore dhe globaliste e kanë thënë këtë gjë. Putini ka thënë ky është rebelim. Ishte e rëndë, por grusht shteti nuk duket të ishte, pasi vet drejtuesi nuk e tha kurrë, nuk tha kurrë një fjalë kundër Putinit dhe regjimit, ai sulmoi vetëm ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e shtabit. Prigozhin nuk e tha kurrë që kishte ndërmend të rrezonte Putinin. Mediat globaliste po shpresonin shumë për grusht shteti. Grushti i shtetit nuk ishte as në horizont. Putini do ta riformatojë të gjithë ushtrinë e Wagner. Putini ka dalë i fituar nuk ka dalë i humbur nga kjo histori. Rusia është një vend që vazhdon ta kontrollojë Putini, me dorë të hekurt, s’kam thënë ndonjëherë që është vend demokratik, por e ka nën kontroll”, tha Çipi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy