
Jason Momoa dhe Eiza González kanë ndezur sërish thashethemet se ata janë kthyer bashkë, pasi u panë në një xhiro me motor të enjten, më 28 korrik.
Ylli i Aquaman , 42 vjeç, dhe meksikania , 32 vjeçe, u panë në Malibu të enjten duke hipur në Harley Davidson të Momoa-s.
Momoa kishte veshur një këmishë rozë, me mëngë të gjata, pantallona jeshile, helmetë rozë dhe çizme të zeza ndërsa ngiste motorin në të gjithë qytetin buzë plazhit, sipas fotove të marra nga Daily Mail .
González, nga ana e saj, kishte veshur pantallona të zeza, një xhaketë të zezë me detaje të verdha, një helmetë të zezë dhe atlete të bardha teksa mbahej fort pas tij.
Thashethemet vijnë pasi pak muaj më parë ai u nda nga Lisa Bonet pas katër vitesh martesë.
Momoa që prej muajit maj është parë shpesh në praninë e Gonzales, ndërsa burimet bëjnë me dije se dyshja është takuar rastësisht.
"Ata po argëtohen dhe po njihen me njëri-tjetrin," shpjegoi burimi në atë kohë. “Që kur u takuan, ka pasur një tërheqje. Të dy janë shumë të tërhequr nga njëri-tjetri dhe po shohin se ku shkojnë gjërat.”
Dyshja u përfol se ishin ndarë një muaj më vonë, por që atëherë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Aktorja e Baby Driver dhe babai i dy fëmijëve u pa në dy ambiente të veçanta në Londër më 5 korrik, duke i bërë fansat të besojnë se ata ishin kthyer. Aktori i Sweet Girl dhe González u larguan veçmas nga evenimenti, por ishin brenda në të njëjtën kohë, sipas fotove të siguruara nga People .



