Barbados largon mbretëreshën Elisabet II, bëhet republika më e re në botë

Barbados largon mbretëreshën Elisabet II, bëhet republika më e re në botë

Mesnata e 29 nëntorit shënoi fundin e monarkisë në Barbados, ishull në rajonin e Karaibeve në Amerikën Qëndrore.

Shteti me gati 300 mijë banorë largoi mbretëreshën britanike Elizabetën e dytë si kryetare, ndërsa flamuri standard mbretëror u ul në kryeqytetin Brixhtaun, në një ceremoni që korrenspondoi me 55 vjetorin e pavarësisë.

Deim Sandra Meiswn u betua si presidentja e parë Barbadosit, e zgjedhur me dy të tretat e votave në parlamentin e vendit.

Anëtarët e Rojës Bregdetare të Barbados heqin flamurin e Mbretëreshës Standarde Mbretërore

“Ne, qytetarët, duhet t’i japim Republikës së Barbadosit frymën dhe substancën. Ne jemi rojtarët e njëri-tjetrit dhe të kombit tonë”, tha presidentja në fjalimin drejtuar popullit.

Në festimet e republikës më të re në botë ishte i pranishëm edhe Princi Çarls, përfaqësues i kurorës mbretërore britanike.

Hera e fundit që Mbretëresha Elisabet është larguar si kryetare shteti ishte viti 1992 kur ishulli i Mauritius në oqeanin Indian u shpall republikë.

Gjatë ceremonisë së vendosjes së Republikës, kryeministrja Mia Matli, deklaroi Rihannën si heroinë kombëtare, artiste e lindur në Barbados dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht.

Rihanna (në mes) merr pjesë në Ceremoninë Presidenciale në Sheshin e Heronjve, Bridgetown

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy