Furnizonin grupet me drogë, dy kushërinj në Tiranë kapen me 2.2 kg kokainë

Furnizonin grupet me drogë, dy kushërinj në Tiranë kapen me 2.2 kg kokainë

“Hallka e parë” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë të cilit u sekuestrua mbi 2 kilogramë kokainë, duke arrestuar dy kushërinj, të cilët furnizonin me lëndë narkotike shpërndarës dhe grupe të ndryshme në kryeqytet.

 

Në kuadër të operacionit, efektivët e komisariatit nr.4 konstatuan në lëvizje automjetin me të cilin dyshohej se transportohej lënda narkotike. 

 

Automjeti, me të cilin lëviznin shtetasit A. N., 34 vjeç dhe S. N., 31 vjeç, është ndjekur nga shërbimet e policisë, deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku është ndaluar për kontroll.

 

Gjatë kontrollit të imtësishëm, në këtë automjet u gjetën dy pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një pistoletë e dyshuar lodër.

 

Në vijim të veprimeve procedurale shtetasit A. N., dhe S. N., u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy kushërinjtë furnizonin me kokainë, persona dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”.

 

Aktualisht vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy