FederBet dyshon se ndeshja Shqipëri – Gjeorgji ishte e manipuluar

FederBet dyshon se ndeshja Shqipëri – Gjeorgji ishte e manipuluar

Rikthehen akuzat për trukime të takimeve nga ekipet shqiptare të futbollit. Këtë radhë në fokus është kombëtarja kuq e zi e nën 20 vjeçarëve.

Ka dyshime se ndeshja e miqësore e Shqipërisë U20 dhe Gjeorgjisë U20, e cila u mbyll 0-3 mund të ketë qenë e manipuluar.

Këtë e konfirmojnë edhe organizatat të cilat monitorojnë fluksin e basteve sportive. Mes tyre FederBet, organizata e cila bashkëpunon me Bashkimin Evropian dhe ka monitoruar prej kohësh luhatjet e basteve, ka dhënë një reagim zyrtar për mediat sportive shqiptare në faqen e saj në internet.

“Jemi sinjalizuar se kjo ndeshje ka regjistruar lëvizje anormale të basteve. Në fakt, këto anomali kanë të bëjnë me përfundimin e ndeshjes me 3 apo më shumë gola” deklaron FederBet, ndërsa bën të ditur se zyrtarë tij po kryejnë hetimet e tyre për rastin në fjalë.

Ndeshja u mbyll me disfatën 0-3 të Shqipërisë ku ra në sy humbja e një 11-metërshi nga kuqezinjtë në fundin e pjesës së parë, që u mbyll 1-0 për vendasit.

Trajneri Alban Bushi bëri një grumbullim me futbollistë, ku dominojnë nga kampionati shqiptar, për duelin miqësor ndaj Gjeorgjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy