Nëse nuk do të ketë liberalizim vizash, Pacolli kërcënon me largim nga qeveria

Nëse nuk do të ketë liberalizim vizash, Pacolli kërcënon me largim nga qeveria

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli thotë se ka mbetur pak kohë për ratifikim të demarkacionit me Malin e Zi, në të kundërtën sipas tij, këtë vit nuk do të kemi liberalizim të vizave. Nëse nuk do të ketë lëvizje të lirë për qytetarët, Pacolli kërcënon me largim nga Qeveria.

Por Demarkacioni nuk është çështja e vetme për të cilën, Pacolli nuk pajtohet me shefin e tij në Qeveri. Ministri i Punëve të Jashtme nuk pajtohet me vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.

“Nuk do ta votoja për arsye se është një disbalancim tepër i madh. z. Haradinaj nuk i ka punët aq keq sa mos të ketë për të blerë kravata’, tha Pacolli.

Ndërkohë, Pacolli e quan të tmerrshme iniciativën për shfuqizim të Gjykatës Speciale. Dhjetorin e vitit të kaluar 43 deputetë të Kuvendit kërkuan shfuqizim të Gjykatës Speciale. Kjo kërkesë tashmë është në duart e Qeverisë e cila ka një muaj kohë për përgjigje.

“Kjo është një iniciativë goxha e tmerrshme e frikshme. Sinqerisht, sinjalet janë shumë pesimiste”, theksoi Pacolli.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy