Feliks Bilani paralajmëron çeljen e arkivës: Do shohim fytyrën e vërtetë të politikanëve të sotëm (VIDEO)

Feliks Bilani paralajmëron çeljen e arkivës: Do shohim fytyrën e vërtetë të politikanëve të sotëm (VIDEO)

Fotografi Feliks Bilani paralajmëroi nga studio e lajmeve të MCN TV çeljen e arkivës së tij përmes së cilës siç shprehet ai do të shikojmë fytyrën e vërtetë të politikanëve të sotëm.

Bilani u shpreh se në protestën e 8 janarit në selinë e PD, ka përjetuar bllokim të frymëmarrjes dhe hedh dyshime se solucioni i hedhur nuk është thjeshtë gaz lotsjellës.

“Pata një bllokim dhe dyshoj të jetë përdorur një solucion tjetër dhe jo gaz i thjeshtë. Mund të ishte përdorur më pak gaz, nuk ishte nevoja të hidhej aq shumë. Dua të falënderoj gazetarët e terrenit, operatorët. Unë parashikoj që protesta e ardhshme do jetë më keq. Unë nuk jam pjesë as e Berishës dhe as e Bashës. Unë kam paralajmëruar hapje të arkivës time. Aty do shohim fytyrën e vërtetë të politikanëve të sotëm, këta që lëshojnë gaz lotsjellës”, tha Bilani.

Ai kërkon gjithashtu të verifikohet lënda e hedhur gjatë protestës, ndërkohë që theksoi se policia duhet të mësojë se topat e ujit, gazi dhe shkopi i gomës nuk përdoren mbi gazetarët.

“Policia duhet të mësojë një gjë, topat e ujit, gazi dhe shkopi i gomës nuk përdoret mbi gazetarët. Unë kam qenë në pjesën pas të selisë së PD dhe dua të di vetëm çfarë kishte ajo bombol brenda, dua të verifikohet. Për të mbrojtur godinën mjafton të vijë policia, të rrethojë godinën dhe protestuesit largohen. Policia pse u njoftua me vonesë? U tha që u përdorën fikëse zjarri, por fikësja e zjarrit e vret njeriun”, u shpreh Bilani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy