Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, tha në studion e lajmeve të MCN TV se Shqipëria duhet të jetë e përgatitur përballë ndonjë sulmi të mundshëm hibrid. Kjo sipas tij, do të thotë shpërndarje e kapaciteteve parandaluese në disa fusha. Nuk është vetëm Irani. Ka edhe shtete të tjera. Mund të kemi edhe luftë hibride. Pra përveç propagandës, mund të jetë edhe mundësia e përdorimit të dronëve. Interesi i tyre është i shtuar edhe për shkak të prezencës së opozitës iraniane në vendin tonë. Ne po flasim për siguri kombëtare. Ajo nuk është vetëm siguria kibernetike. Duhet siguria e digave, ruhen me sistem alarmi. Kur flasim për mbrojtje kombëtare të mos flasim vetëm për sigurinë kibernetike, sepse sulmet mund të jenë hibride. Shqipëria vërtet është vend i vogël, por është vend shumë i rëndësishëm. Shqipëria ka qenë në vijën e parë të mbështetës së aleatëve të mëdhenj. Është pozicioni i saj gjeografik shumë i rëndësishëm. Ka një lidhje të fortë me vendet e BE dhe është vend kandidat për tu bërë anëtar me të drejta të plota. Shqipëria ka operatorë të huaj të teknologjisë mobile. Kemi ndërruar herë pas here operatorë. Sa i takon publikimit të të dhënave të shqiptarëve nga Homeland Justice, Softa tha se gjithçka erdhi për shkak të mosmarrjes së masave mbrojtëse. Qytetarët shqiptarë u ekspozuan. Janë publikuar dokumentet e identifikimit, targa, adresa, numra telefoni, llogari bankare. Pamë dhe postën elektronike të kryeministrit. Nuk janë marrë masa për t’u mbrojtur. Nuk ka munguar asistenca, nuk jemi të sigurtë në infrastrukturën kritike. A u dëmshpërblye ndonjë qytetar shqiptar?



