Studimi në Itali konfirmon efektivitetin e vaksinës

Studimi në Itali konfirmon efektivitetin e vaksinës

Pas marrjes së dozës së parë të vaksinës anti-Covid, antitrupat aktivë janë vënë re në 99 për qind të të vaksinuarve. Të dhënat janë mbledhur nga Spitali Pediatrik “Bambino Gesù” në Romë, Itali, i cili shpërndau dozën e parë të vaksinës për 3 000 punonjësit e tij.

Ndërsa brenda 7 ditësh nga marrja e dozës së dytë, 100 për qind e të vaksinuarve kanë rezultuar me antitrupa kundër koronavirusit të ri.

Studimi tregon se vaksinat e para mARN, nxisin  prodhimin e antitrupave tek të gjithë njerëzit e vaksinuar dhe ofrojnë një mbrojtje shumë efektive.

Në tre javë nga doza e parë, 99 për qind e të vaksinuarve treguan një sasi antitrupash specifikë, që ishte 50 herë më e lartë se sa shkalla e negativitetit. Pra, një shifër që do të vihej re pa qenë në kontakt me koronavirusin e ri.

Ndërkohë, analizat mbi 1.425 punonjës që kishin marrë edhe dozën e dytë të vaksinës në kohën e studimit, konfirmuan se fill pas javës së parë nga vaksinimi i plotë, rezulton se 100 për qind e të vaksinuarve kishin zhvilluar antitrupa specifikë, në sasi 1000 herë më të larta se pragu i negativitetit.

Gjatë këtij studimit u pa që mbrojtja imunitare u rrit gradualisht që pas 7 ditësh nga marrja e dozës së parë, ku 80 për qind e vaksinuarve, treguan një rritje të qelizave B të kujtesës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy