Një 38-vjeçare dhe një 15-vjeçare kanë përfunduar në pavionin e Toksikologjisë në Tiranë, pasi dyshohet se kanë konsumuar medikamente në sasi më të madhe se doza e lejuar.
Bëhet me dije se të dyja janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.



