Kikia: Inceneratorët kanë marrë përmasat e skemave piramidale, nga hiçi mbijnë personazhe si Sudja dhe Xhaferri

Kikia: Inceneratorët kanë marrë përmasat e skemave piramidale, nga hiçi mbijnë personazhe si Sudja dhe Xhaferri

Analisti Mentor Kikia e cilëson lajm i mirë faktin që SPAK po zhvillon hetimet për inceneratorët, në kushtet kur paralelisht po zhvillohet hetim parlamentar, që siç tha ai po i shërben publikimit të të dhënave të reja.

“Ndikon presioni publik përmes medias apo dhe përmes rrjeteve sociale, ku shprehet një lloj reagimi masiv, për këtë aferë që nuk është më në kuadër të dyshimeve, por kërkon të zbardhet. Faktet e dala deri tani dhe thërritja për të dëshmuar sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, një person që ka qenë përpilues për dhënien e lejeve për tre inceneratorët, kryebashkiaku i Fierit, për të cilin ka një hije dyshimi për një aferë që lidhet me pronësinë e tokës ku është ndërtuar inceneratori. Biem dakord që nuk është një çështje që impikon 1, 2 apo 3 zyrtarë, inceneratorët kanë marrë përmasat e skemave piramidale, ku nga hiçi mbijnë personazhe si Sudja dhe Xhaferri. E njëjta skemë ndodh dhe me inceneratorët, ku tre njerëz shpikën idenë dhe nga buxheti i shtetit vërshuan paratë, për të projektuar inceneratorët”, u shpreh Kikia në studion e lajmeve të MCN TV.

Për Kryeministrin Edi Rama, Kikia tha se deklaron se nuk është vjedhur kaq shumë, por më pak.

Sipas tij, inceneratorët u dhanë përmes një procedure pa konkurrencë, ku befas u shpall situata e emergjencës dhe në situata emergjence kryhen procedura të tilla.

Kikia shtoi se inceneratori i Elbasanit u ndez dhe u fik, i Fierit nuk u vu në punë, ndërsa i Tiranës, nuk u ndërtua ndonjëherë.

Lidhur me deklaratat e Arian Çanit se të paprekshëm nga SPAK, janë Edi Rama dhe Erion Veliaj, Kikia tha se shpreson që SPAK të shkojë të paktën deri tek njerëzit që kanë hedhur firmat dhe që kanë ndikuar në ndërtimin e “këtyre piramidave të pastra financiare”.

Ai i cilësoi inceneratorët si abuzime të përmasave të mëdha financiare dhe shkelje të ligjit për mjedisin, pasi sqaroi se e gjithë kjo sipërmarrje është ngritur në kundërshtim me ligjin, i cili parashikon se incenerimi është hallka e pestë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy