
Rusia ka bllokuar rreth 300 anije tregtare në Detin e Zi, të cilat nuk mund të eksportojnë grurë dhe produkte të tjera ushqimore nga Ukraina.
Një denoncim i tillë u bë sot në Twitter, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, transmeton Ukrinform.
Ukraina eksportonte deri në 5 milionë tonë grurë në muaj, ndërsa tani dërgesat pothuajse janë ndalur për shkak të bllokadës së Kremlinit të porteve ukrainase dhe rreth 300 anijeve tregtare në Detin e Zi.
Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se këto veprime kërcënojnë të vendosin miliona njerëz në rrezikun e urisë dhe kequshqyerjes.



